Uajllder: Pasi të mund Fjurin, sfidojë britanikun tjetër

Boksieri amerikan Deontej Uajllder përgatitet për triologjinë ndaj Tajson Fjuri, sfidë që do të zhvillohet më 24 korrik në Las Vegas. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë është i bindur se do ta fitojë këtë sfidë ndaj britanikut dhe do të rimarrë titullin e kategorisë VBC, që e humbi në shkurt të 2020-ës.
Uajlderi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se pasi të mposhtë Fjuri do të kërkojë të duelojë me britanikun Enthoni Xhoshua, kampionin tjetër të botës në peshën e rëndë, pë të unifikuar titujt kampionë.
“Ata që deshën të organizojnë duelin Fury-Joshua do të pendohen, pasi do të ngelin me gisht në gojë. Do t’ua marr të gjithë titujt dhe do të bëhem kampion i padiskutueshëm i botës. Pasi të heq qafe Fury do të jetë radha e Joshua. Në fund të vitit do të jem unë ai që do të mbaj të gjithë titujt”, tha mes tjerash Uajllder.