Udhëtari: Aksidenti ndodhi për shkak të rrugës së papastruar

Njëri prej udhëtarëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili sonte u aksidentua në Krushevc të Serbisë, për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, deklaroi se deri te aksidenti, i cili tha se ndodhi në ora 21:46, erdhi pasi rruga nuk ka qenë fare e pastruar nga bora nga autoritetet serbe dhe se ngasësi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

Udhëtari, që nuk deshi të identifikohet, tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë, dhe se të lënduar lehtë kanë mbetur rreth 10 persona. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejt në intervenim dhe se gjithçka ka qenë normale, sikur të mos ndodhte në Serbi.

“Për momentin ndodhemi në autobus, pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit”.

“Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai.

LEXO EDHE:

Back to top button