UEFA bën kërkesën e veçantë për tifozët e Man. Sitit dhe Interit  

Teksa më pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, UEFA i ka udhëzuar tifozët e Man. Sitit dhe Interit të mbërrijnë 9 orë para nisjes në stadiumin olimpik “Ataturk”.

“Organi” më i lartë në botën e futbollit në Evropë u ka kërkuar tifozëve që të shkojnë drejt stadiumit prej orës 11:00 për të shmangur kaosin që ndodhi në Paris, sezonin e shkuar, ku shumë tifozë të Liverpullit e Real Madridit u bllokuan në radhë dhe patën vështirësi për të hyrë në stadiumin “Stade de France”.

Tifozët e Sitit dhe Interit do të kalojnë përmes 3 pikash kontrolli për të hyrë në stadium, fillimisht duke aktivizuar biletën elektronike përpara se të kalojnë kontrollet fizike nga policia dhe faza e fundit e hyrjes do të menaxhohet nga një firmë private sigurie. /abcnews

LEXO EDHE:

Back to top button