UEFA cakton gjyqëtarët për ndeshjen Shqipëri-Kroaci

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00. Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.

Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, Fransoa Leteksie, teksa asistentët e tij do të jenë Sirill Munjie dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Sherer. Ndërsa, Villi Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor nga dhoma e VAR-it.

LEXO EDHE:

Back to top button