UEFA cakton gjyqtarët nga Spanja për sfidën Shqipëri-Poloni

Kombëtarja e Shqipërisë, të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në kualifikimet për kampionatin Evropian “EURO 2024”.

“Kuqezinjët” do të jenë nikoqirë të Polonisë, në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45. UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Spanja për ta ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.

Gjyqtar kresor do të jetë Hoze María Sançez, kurse ndihmësit e tij do të jenë Raul Kabanjero dhe Inigo Prieto. Karlos del Çerro Grande do të jetë në dhomën e VAR-it, bashkë me asistentin e tij Cesar Soto Grado./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button