UEFA dënon ashpër Federatën e Futbollit të Serbisë për sfidat me Zvicrën dhe Danimarkën
UEFA ka dënuar Federatën serbe të futbollit me 168 mijë euro për shkelje të shumta në sfidat me Zvicrën dhe Danimarkën.
Fillimisht për sfidën Zvicër–Serbi, të zhvilluar më 15 nëntor, Federata serbe u dënua me 8.250 euro për ndezje të fishekzjarrëve nga tifozët serbë derisa me 5.000 euro u dênua për dëmtime në stadium. Por jo vetëm kaq. 25 mijë euro gjobë janë për transmetim të mesazheve që nuk janë të përshtatshme për ngjarje sportive;
31 mijë e 500 euro për hedhje të gjësendeve në fushë të lojës nga tifozët serbë.
Ndërsa për thirrje raciste dhe diskriminuese të tifozëve serbë, federata serbe është gjobitur me 50 mijë euro. Në përgjithësi janë 114 mijë e 750 euro, vetëm për sfidën me Zvicrën.
Përveç dënimeve në para, Federata është ndëshkuar edhe duke iu ndaluar shitja e biletave për tifozët e saj për dy ndeshjet e ardhshme në garat e UEFA-s si mysafire.
Në të njejtën kohë, Serbisë i janë bërë tri paralajmërime për shkelje më të vogla.
Ndërkohë Federata serbe u dënua edhe për shkelje në ndeshjen Serbi–Danimarkë. Federata e Serbisë së futbollit duhet të paguajë edhe 52.250 euro për sfidën e zhvilluar më 18 nëntor.
Janë 10 mijë euro për hyrje të tifozëve në fushën e lojës;
3250 për fishekzjarrë;
Aktivizim i dënimit me kusht për mbylljen e një pjese të stadiumit, prej 4000 vendeve, në ndeshjen e ardhshme si vendëse;
40 mijë euro të tjera dhe mbylljen e një pjese të stadiumit, prej 8000 vendeve, për një ndeshje shtesë në garat e UEFA-s.