UEFA dënon FFM-në me 10 mijë euro

Federata e Futbollit të Maqedonisë është dënuar nga UEFA dhe duhet të paguajë 10 mijë euro për shkak të shkeljeve të protokolleve “AntiCovid” gjatë kohës së Kampionatit Evropian. Informata të detajuara nuk janë dhënë, por është konfirmuar se shkeljet janë regjistruar në përballjen e tretë, kundër Holandës në Amsterdam.
UEFA nuk ka shqyrtuar këtë rast në bazë individuale, por për shkelje të ekspeditës së Maqedonisë në futboll. Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe FFM ka 90 ditë afat që të shlyejë këtë borxh.
Kujtojmë se Maqedonia zhvilloi ndeshjet e grupeve në Bukuresht dhe Amsterdam, duke regjistruar 3 disfata në debutimin e saj në Kampionatin Evropian.