UEFA dënon Maqedoninë, për shkelje të protokolleve?!

Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA), hapi hetime kundër përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, për shkelje të protokolleve të koronavirusit, gjatë qëndrimit në Amsterdam.
Para ndeshjes së fundit në Grupin C, kundër Holandës, futbollistët u larguan nga hoteli për një shëtitje nëpër kanalet e Amsterdamit, ku është e ndaluar në bazë të protokolleve të miratuara nga UEFA.
Nga Shtëpia e Futbollit Evropian, do të shqyrtohet ky rast dhe do mesohet sa do të ketë dënim për këtë lëvizje. Natyrisht Federata e Futbollit të Maqedonisë do të mësojë e para se sa do ët jetë dënimi në të holla.