UEFA dënon Shqipërinë, shkelje e protokollit të “Covid 19”

Komisionit Disiplinor pran UEFA-s ka vendosur një gjobë Federatës së Shqipërisë së Futbollit, për ndeshjen ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve. UEFA ka konstatuar se FSHF ka gabuar me akreditimin që ka bërë për pjesë të ndryshme të stadiumit dhe se delegacioni zyrtar ka qëndruar në zonat ku teorikisht nuk duhej të qëndronin në impiant, duke qenë pranë skuadrave të futbollit në vend që të qëndronin në tribunë. Kësisoj, thyerja e protokollit i ka kushtuar FSHF-së një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Sigurisht, një gjobë modeste duke llogaritur të ardhurat e institucionit, por që mjafton për të treguar se si vetë zyrtarët më të lartë të saj vazhdojnë të injorojnë sigurinë në situatën e pandemisë, edhe kur bëhet fjalë për futbollistët e Kombëtares. Infektimi i Elseid Hysajt në grumbullimin e fundit kuqezi apo të Ramadanit e Ismajlit më parë, me sa duket nuk ka qenë një rastësi. Kujtojmë se dënim në vlerë prej 6 mijë euro, është shqiptuar edhe Bjellorusinë për sjellje të pahijshme gjatë sfidës së zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë. /Vipsport/

LEXO EDHE:

Back to top button