UEFA do të skualifikojë Juventusin nga Liga e Konferencës?!

UEFA ka kërkuar nga Federata e Italisë së Futbollit dhe nga prokuroria e Torinos të gjithë dokumentacionet e nevojshme për hetimin ndaj Juventusit që u krye në lidhje me shkeljet e rregullave të Fair Play financiar.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi pritet të dënohet me një vit jashtë Evrope, që do të thotë, Juve nuk do të luajë këtë sezon në Ligën e Konferencës. E përditshmja italiane shton gjithashtu se “Zonja e Vjetër” do të marrë dhe një super gjobë nga UEFA.

Në fundin e vitit të shkuar, Juve kishte firmosur një marrëveshje me UEFA ku gjoba prej 23 milionë euro të reduktohej në 3 milionë euro, me kusht që Juve të përmbushte të gjithë detyrimet financiare, të ishte korrekt me rregullat e UEFA-s, diçka që me sa duket nuk është realizuar nga drejtuesit e bardhezinjve. Në çdo rast, çështja “Juve” pritet të përfundojë në CAS.

LEXO EDHE:

Back to top button