UEFA me lajme të mira për futbollin kosovar

Edhe një lajm i mirë për futbollin kosovar nga shtëpia e madhe e futbollit, UEFA. Sipas mediave kosovare, fituesi i Kupës së Kosovës, sezonin e ardhshëm nuk do të garoj në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, por shkon direkt në raundin e dytë.
Fituesi i Albi Mall Superligës – rrethi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Fituesi i Kupës – rrethi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Vendi i 2-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Vendi i 3-të i Superligës – rrethi i parë kualifikues në Ligën e Konferencës