UEFA me nismë të re, bileta më të lira transporti për ata që kanë bileta të “EURO 2024”

UEFA zbulon nismën e re në lidhje me tifozët që do të marrin pjesë në fazën finale të “Euro 2024”, që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Shtëpia e futbollit evropian fton tifozët që të përdorin transportin publik dhe trenat, pasi pronarët e biletave të ndeshjeve, kanë të drejtë për bileta treni kombëtare dhe ndërkombëtare me zbritje, si dhe leje udhëtimi 36 orësh për transportin publik.

“Albart merr trenin gjithashtu! Ne synojmë ta bëjmë “EURO 2024” më të përballueshmin e të gjitha kohërave, duke i inkurajuar tifozët të përdorin transportin publik, ose nëse ndiheni aktiv, shijoni një shëtitje në stadium ose në zonën e tifozëve ndërsa jeni në Gjermani. Udhëtimi me tren do të jetë alternativa më e përshtatshme për të lëvizur, dhe falë partnerit tonë Deutsche Bahn Personenverkehr, mbajtësit e biletave të ndeshjeve kanë të drejtë për bileta treni kombëtare dhe ndërkombëtare me zbritje”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Udhëtimi me tren dhe transport publik do të jetë opsioni më i përshtatshëm dhe më i përballueshëm për të lëvizur. Për fat të mirë, pronarët e biletave të “EURO 2024” do të kenë akses në bileta treni me zbritje kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe një leje udhëtimi 36 orësh për transportin publik./Infokus/

LEXO EDHE:

Back to top button