UEFA miraton kalendarin e “Euro 2024”

Në mbledhjen e fundit, në Vjenë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi kalendarin për “EURO 2024”, që do të zhvillohet në dhjetë qytete të Gjeranisë, nga 14 qershori deri më 14 korrik të vitit 2024.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Munih, ndërsa finalja e madhe do të luhet në stadiumin “Olimpik” të Berlinit.

Qytetet nikoqire janë ndarë në tre grupe. Në Veri janë Berlin, Hamburgu e Lajpcigu, ndërsa perëndim janë Dortmundi, Dizelldorfi, Frankfurti, Gelsenkirsheni dhe Këln. Ndërkohë në grupin e jug janë qytet gjermane si Frankfurti, Munihu dhe Shtutgarti.

Ndeshjet e secilit grup do të zhvillohen në vetëm dy grupime qytetesh, për të ulur distancat e udhëtimit për skuadrat dhe tifozët. Komiteti i UEFA-s miratoi gjithashtu rregullat e plota të turneut, të cilat do të publikohen në UEFA.com më 16 maj. Takimi i radhës i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet në Hvar të Kroacisë, më 20 shtator 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button