UEFA: Nedim Bajrami e bën përsëri

Mesfushori Nedim Bajrami është heroi i kombëtares shqiptare në ndeshjen e mbrëmshme. Bajrami të gjente rrugën e rrjetës dhe t’i dhuronte “kuqezinjve” një barazim me shumë vlerë ndaj një rivali direkt si Çekia.

24-vjeçari shënoi një “perlë” të vërtetë që shumë tifozë e kanë krahasuar me golat e magjishëm që realizohen nga këmbët e Lionel Messit. As faqja e UEFA-s Euro 2024 në instagram nuk i ka rezistuar dot këtij goli.

 

 

 

 

“Bajrami e bën përsëri” është shkruar në postim, duke vlerësuar kështu golin e mesfushorit tonë. Kujtojmë se goli ndaj Çekisë është i 3-ti rresht në 3 sfidat e fundit./Lajmi/

 

LEXO EDHE:

Back to top button