UEFA ngre alarmin për pagat e tepruara të futbollistëve

Raporti i fundit i licencimit të klubeve të UEFA-s ofron një analizë të detajuar mbi situatën financiare të futbollit europian. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, shprehu shqetësimin e tij për rritjen e kostove operative të klubeve, duke theksuar se, ndonëse shumica po menaxhojnë me përgjegjësi rritjen e pagave, shpenzimet e tjera po rriten me ritme të shpejta, duke krijuar presion të madh mbi bilancet financiare.

Në sezonin 2023-2024, pagat e futbollistëve të klubeve të ligave kryesore në Europë arritën shifrën 18 miliardë euro, një rritje prej 6.5% krahasuar me sezonin pararendës. Kjo është një shifër dukshëm më e lartë se periudha para pandemisë.

Disa kampionate janë në vështirësi financiare për shkak të shpenzimeve të tepruara në paga, duke arritur nivele alarmante:

Klubet greke shpenzojnë 98% të të ardhurave për pagat e lojtarëve.

Klubet belge dhe turke shpenzojnë midis 86%-88% të të ardhurave për pagat.

Përmirësim i dukshëm në Itali (nga 83% në 66%) dhe Francë (nga 89% në 78%).

Klubet që kanë shpenzuar më shumë për pagat e lojtarëve në sezonin 2023-24 janë:

  1. PSZH – 658 milionë €
  2. Man. Siti – 554 milionë €
  3. Real Madrid – 505 milionë €
  4. Barcelona – 476 milionë €
  5. Liverpulli – 449 milionë €
  6. Bajern Munih – 430 milionë €
  7. Man. Junajted – 429 milionë €
  8. Çellsi – 395 milionë €
  9. Arsenal – 381 milionë €
  10. Aston Villa – 292 milionë €

 

Në vitin 2024, klubet raportuan një fitim operativ prej 300 milionë euro. Klubet më fitimprurëse për këtë vit ishin: Man. Junajted, Arsenali dhe Real Madridi. Ndërkohë, katër klube kanë raportuar humbje mbi 50 milionë euro: PSZH, Çellsi, Ajaksi dhe Olimpique Lion.

Arabia Saudite është një faktor i ri në tregun e transferimeve. Në vitin 2022, bilanci neto i shpenzimeve për transferime ishte -2.1 miliardë €, ndërsa në vitin 2023 u reduktua në -1.1 miliardë €, falë shitjeve të mëdha drejt klubeve të Arabisë Saudite.

 

Klubet me shpenzimet më të larta neto për transferime në periudhën 2020-2024 janë:

 

Man. Junajted – 742 milionë €

Barcelona – 674 milionë €

Juventus – 637 milionë €

Çellsi – 481 milionë €

 

Në anën tjetër, kur shikojmë shpenzimet bruto, Çelli ka harxhuar 1.996 miliardë euro, 70% më shumë se klubi i dytë me shpenzime më të larta, Man. Siti.

LEXO EDHE:

Back to top button