UEFA shton masat dhe ndalon flamujt rusë në Munih

UEFA po merr masa ekstreme për të evituar që kjo sfidë të marrë ngjyrime politike, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Për pasojë, UEFA dëshiron të mbajë flamujt rusë jashtë stadiumit kur Ukraina do të luajë ndeshjen e parë të Kampionatit Europian të Futbollit. Ky vendim erdhi, pasi disa flamuj rusë u shfaqën në tribuna në ndeshjet e tjera.

UEFA tha se personeli i sigurisë do të përpiqet të përgjojë dhe heqë çdo flamur rus të shfaqur në stadiumin e Munihut ku Ukraina përballet me Rumaninë këtë pasdite në fazën e grupeve të Euro 2024. Të gjitha ekipet ruse, në nivel klubesh dhe kombëtare, u ndaluan nga UEFA nga garat ndërkombëtare gjatë pushtimit ushtarak të Ukrainës.

Megjithatë, qytetarët rusë ende mund të përpiqen të blejnë bileta për ndeshjet e Euro 2024. Një flamur kombëtar rus me shirita horizontalë të bardhë, të kuq dhe blu u shfaq gjatë ndeshjes midis Serbisë dhe Anglisë të dielën.

LEXO EDHE:

Back to top button