UEFA: Shtyhen ndeshja Arsenal-PSV Aind’hoven

Përballja në mes Arsenalit dhe PSV Aindhovenit, në kuadër të Ligës Evropa, nuk do të zhvillohet në afatin e paraparë, më 14 shtator, pasi që autoritet britanike kanë informuan holandezët se nuk kanë forca të mjaftueshme policore, për të siguruar ndeshjen e planifkuar gjatë ditë së enjte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe PSV Ainhoveni përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se një pjesë më e madhe e forcave policore do të jetë e angazhuar për rendin dhe qetësinë publike rreth funeralit të mbretëreshës së ndjerë Elizabet.

Kjo është ndeshja e parë europiane që është shtyrë për momentin, për shkak të vdekjes së mbretëreshës. Ditë më parë, UEFA njoftoi se ndeshja në mes Napolit dhe Renxhersit në Glasgou është zhvendosur për ditën e mërkurë edhe pse ishte e planifikuar të zhvillohej një ditë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button