UEFA teston “VAR në distancë” në Sevilja

UEFA është gati të implementojë VAR-in në distancë dhe testi i parë zyrtar do të bëhet në ndeshjen mes Seviljës dhe Çellsit, e paraparë për t’u zhvilluar në stadiumin “Ramon Sançez Pizhuan”. Sfida i është besuar arbitrit portugez Artur Dias, ndërsa patriotët e tij Tiago Martins e Luis Godinjo do të asistojnë në “VAR”, mirëpo jo në sallën në stadium, por nga zyrat e UEFA-s në Nion të Zvicrës.

Disa kampionate europiane kanë testuar me sukses aplikimin e VAR-it nëpërmjet një salle unike, zakonisht në ambientet e federatave përkatëse, ndaj këtë hap është gati ta bëjë edhe UEFA, që ka për synon ta aplikojë rregullisht këtë mënyrë nga sezoni i ardhshëm.

Aplikimi i VAR-it në distancë do të bënte të mundur përdorimin e teknologjisë në ndihmë të arbitrave në më shumë liga në Europë e botë, pasi kryesisht në vendet e vogla është e vështirë të investohet për teknologjinë në çdo stadium.(Supersport)

LEXO EDHE:

Back to top button