Uest Hemi, “JO” ofertave nën 100 mln euro për Deklan Rajsin

E ardhmja e kapitenit të Uest Ham, Deklan Rejs është ndër temat kryesore në Angli këtë afat kalimtar të verës. Man. Siti dhe Arsenali janë në garë për shërbimet e reprezentuesit anglez, njoftojnë mediat britanike.

Së fundmi, gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se ekipi londinez ka refuzuar ofertën e Man. Sitit për 80 milionë euro. Uest Hemi, nuk dëshiron që të dëgjojë për oferta nën shumën 100 milionë euro nga klubet e interesuara.

“Uest Hemi ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Man. Sitit për Deklan Rajsin me vlerë 80 milionë funte, plus 10 milionë paund shtesë. Arsenali do të ofrojë sërish, propozimi i tyre i tretë zyrtar pritet së shpejti pasi dy oferta u refuzuan, e fundit ishte 75 milionë funte plus 15 milionë shtesë” – raporton Romano.

LEXO EDHE:

Back to top button