Uest Hemi konkurencë e Arsenalit për firmën e Armando Brojës

Skuadra e Uest Hemit, mund të paguajë 25 milionë funte për sulmuesin shqiptar të Çellsi, huazuar te Sautemptoni, Armando Broja. Sipas ‘Sport’, skuadra angleze është interesuar të ketë në skuadër yllin shqiptar, pasoarisht pas formës të mirë që po e kalon Broja në Premier Ligë.
Përpos Arsenalit edhe Uest Hemit tani do provojë për të kompletuar transferimin e Brojës dhe për ta bindur Çellsin se janë gati të paguajnë plotë 25 milionë funte.
Sulmuesi 20-vjeçar është duke mahnitur të gjithë, ku në 27 paraqitje, ka gjetur rrjetën 9 herë dhe ka dhuruar një asist. Ndërkohë, në javët e fundit është raportuar që Çellsi do e shesë Brojën, por jo nën çmimin e 50 milionë funteve.