Uest Hemi “mbret” i Ligës së Konferencës, humbja e dytë për italianët

Uest Hemi është kampion i ri në Ligën e Konferencës për sezonin 2022-23, pasi që në finalen e madhe mposhti Fiorentinë me 2:1. Pjesa e parë ishte e qetë nga ekipet, megjithatë më dominues ishin Fiorentina. Në minutën e 34’ tifozët e Uest Ham hodhën gjësende në fushë, duke lënduar kështu kapitenin e Fiorentinës. Pjesa e dytë ishte më interesante, pasi u shënuan edhe tre gola.

Fillimisht shënoi skuadra angleze, me Benrahma, në minutën e 62’ nga penalltia. Por, gëzimi i Uest Hemit zgjati pak, pasi italianët barazuan gjithçka. Në minutën e 67’ ishte Bonaventura, ai i cili çoi në 1:1 shifrat. Ndeshja vijoi me mundësi nga ekipet dhe ishin sërish anglezët ata që morën epërsinë për herë të dytë. Kur po mendohej që ndeshja po shkonte në vazhdime, Uest Hemi gjeti golin e dytë. Pas një harkimi nga Lukas Paketa, shënoi Bouen, në kohën shtesë.

 

Nga tre skuadrat në finale të garave evropiane, Fiorentina është skuadra e dytë italiane, pas Ronës, e cila humb sfidën finale. Shpresa e vetme e italianëve është Interi, i cili në finalen e Ligës së Kampionëve, më 10 qershor, do të përballet me Mançester Sitin.

LEXO EDHE:

Back to top button