Uest Hemi vazhdon garën për Ligën e Kampionëve

Skuadra e Uest Hemit mbetet në garë për tu kualiikuar në Ligën e Kampionëve, pas fitores 2-1 në terrenin e Barnlit.
Edhe pse ishin në disavantazh, kur Barnli shënoi nga pika e bardhë, Uest Hemi gjeti forcën që të shënojë dy gola përmes Mihael Antonios dhe vazhdoi shpresat për kualifkimin në Ligën e Kampionëve.
Deri në fund të takimit Barnli kërkoi golin e barazimit, por skuadra nga Londar arriti që të ruajë epërsinë dhe të sigurojë 3 pikë për pozitën e pestë, me çka shton presionin ndaj Çellsit që është në vendin e katërt në Premierligën e Anglisë.