UFC 260, Nganou nokauton Stipe Mioçiçin

Francis Nganou është fitues i mbrëmjes së UFC 260, pasi që mundi Stipe Mioçiç me nokaut në raundin e dytë. Nganou me këtë rast arkëtoi titullin e kampionit të botës, në peshat e rënda në artet e përziera marciale. Atleti nga Kameruni tregoi forcën e tij vetëm pas 52 sekondave të raundit të dytë , duke mbyllur menjëhrë sfidën me ish kampionin, Stipe Mioçiç.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=TThrm8mrtsM

 

“Kam punuar çdo ditë dhe u desh të mësoja të relaksohem dhe të marr më të mirën nga vetja ime në vend që të dilja me vrull dhe të nxitoja”, tha pas ndehsjes Francis Nganou.

 

Tani mbetet të shihet se a do të ketë sfidë të dytë mes Mioçiçit dhe kampionit aktual, Nganou.

LEXO EDHE:

Back to top button