“UFC 298” sjell përballjen mes matadorit spanjoll dhe kampionit australian

Në Anaheim të Kalifornisë do të zhvillohet këtë fundjavë (17 shkurt) eventi UFC-298 në artet marciale mikse. Gjithsej janë 12 duele të programuara për këtë event, ndërsa dueli kryesor i këtij eventi është ai për titullin kampion bote në peshën “featherëeight” (pesha deri 66kg) për meshkuj. Përballë njëri-tjetrit në kafaz janë kampioni i botës në fuqi, australiani Aleksander Vollkanovski dhe spanjolli Ilia Topuria.

Kjo është hera e gjashtë që Volkanovski (26 fitore e 3 humbje) mbron titullin e këtij Divizioni, ndërkohë që ai vjen nga humbja ndaj Islam Makhaçev, ku synonte të bëhej kampion i dyfishtë i botës.

Topuria, 27 vjeç, nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij (14 fitore) dhe për herë të parë duelon për titullin kampion bote. ndaj, pritet një përballje interesante mes dy sportistëve.

Në kafaz në këtë event do të ngjiten edhe disa personazhe të njohura si Robert Uajteker, Anri Kejhudo, Ian Maçado etj.

 

UFC-298, duelet kryesore

Aleksander Volkanovski-Ilia Topuria

Robert Uajteker-Paulo Kosta

Geof Nill-Ian Maçado Gari

Merab Dvalishvili-Anri Kejhudo

Entoni Hernandez-Roman Kopullov

LEXO EDHE:

Back to top button