“UFC 316” do të sjell dy duele për titullin kampion bote

Ditën e shtunë (7 qershor) do të zhvillohet eventi UFC-316 në artet marciale mikse. Në kafaz, në Nju Xhersi, do të zhvillohen në total 14 duele, dy prej të cilave do të jenë për titullin kampion bote.

Dueli kryesor i mbrëmjes është ai për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-62kg), mes kampionit në fuqi, gjeorgjianit Merab Dvalishvili dhe sfidantit amerikan Shon O’Majli. Një revansh mes dy luftëtarëve, që kanë dueluar edhe shtatorin e kaluar.

Dvalishvili (19 fitore e 4 humbje në kafaz) do të mbrojë për të dytën herë titullin e këtij Divizioni. Ai nuk humbet që prej vitit 2018 (12 fitore radhazi). Ndërsa O’Majli (18 fitore, 2 humbje e 1 duel pa rezultat) synon hakmarrjen. Ai e ka humbur përballjen e parë me vendim unanim. Po në peshën “bantamweight” do të përballen kampionia në fuqi Juliana Pena (12 fitore e 5 humbje) me sfidanten Kajla Harrison (18 fitore e 1 humbje). Dy luftëtare amerikane, që për herë të parë përballen në kafaz. Një përballje që pritet të jetë mjaft interesante.

LEXO EDHE:

Back to top button