UFC shpalos kandidatët për titullin vakant


Vetëm 24 orë pas vendimit të Jon Jones për të hequr dorë nga titullin kampion bote në peshën e mesme (deri 93 kg) zyrtarizohen dy sfidantët që do të duelojnë mes tyre në kafaz, për të marrë gjerdanin e këtij Divizioni. Në eventin UFC-253, që zhvillohet më 26 shtator, do të përballen mes tyre Dominik Rejes dhe Jan Blaçoëikz.

Për Rejes kjo është mundësia e dytë radhazi të duelojë për titullin e këtij Divizioni, pasi që në muajin shkurt të këtij viti, u mund nga Jon Jones me vendim unanim të gjyqtarëve në eventin UFC-247. Reyes me 12 fitore dhe 1 humbje, shihet si favorit ndaj Blaçovikz, që ka 26 fitore e 8 humbje në artet marciale mikse.

“Gjithçka është zyrtare. Rejes dhe Blaçoëikz do të duelojnë në UFC-253 për titullin vakant”,  tha Dana Uajt, ndërkohë që lajmi u konfirmua edhe nga UFC.

LEXO EDHE:

Back to top button