Uganda i shndërron biçikletat në autoambulanca për banorët e viseve rurale

Uganda i shndërron biçikletat në autoambulanca për banorët e viseve rurale

Në muajt e parë të shtatzënisë, Sandra Naigaga, detyrohej që t’i kalonte mbi katër kilometra në këmbë, për të marrë një shërbim në qendrën e shëndetit në Kibibi të Ugandës.

Numri i vdekjeve të lehonave në Ugandë është në nivel të lartë. Rreth 15 gra vdesin çdo ditë në procesin e lindjes për shkak të komplikimeve dhe trajtimit në zona larg spitalit. Kjo e shqetësoi Naigagën në muajt e parë të shtatzënisë, por që kjo frikë më nuk ekziston.

Në vitin 2018, organizata joqeveritare afrikane FABIO, prezantoi shërbimin e saj falas: ambulancë me biçikiletë në dy qendrat kryesore të shëndetit, shkruan “Al Jazeera”.

Nëpërmjet biçikletave, gratë, të moshuarit, fëmijët e të sëmurët, tani dërgohen në qendra spitalore. Kjo iniciativë u mor, pasi banorët e kësaj zone në Ugandë i kanë disa kilometra larg spitalet. Në vendbanime, për shkak të infrastrukturës së rëndë, pos rrotave të holla të biçikletës, asnjë automjet tjetër nuk mund të kalojë ose kalon me shumë vështirësi.

“Si gra shtatzëna, ne jemi gjithmonë të dobëta. Ata na çojnë në spital, ne marrim trajtim dhe na kthejnë në shtëpi”, deklaroi Naigaga.

Në Ugandë, 77 nga 121 rrethet e vendit nuk kanë shërbime ambulantore dhe më pak se 7 për qind të pacientëve arrijnë në spital me ambulancë.

FABIO-ja ka qellim miqësor që t’u dalë në ndihmë banorëve të varfër.

“Ne donim të krijonim një mënyrë të qëndrueshme ose më të lirë që njerëzit të kenë mundësi t’iu qasen qendrave shëndetësore”, deklaroi drejtoresha ekzekutive, Katesi Najjiba.

Biçikletat që përdoren si ambulanca, janë ndërtuar nga vendasit, me mjete të thjeshta pune.

“Zonat kodrinore në shumicën e rasteve nuk janë të lehta për mua që të shkojë t’i marrë pacientët. Është e mundshme vetëm kur dikush më ndihmon ta shtyjë atë dhe ne ia dalim”, deklaroi Jeremiah Brian Nkuutu, një punonjës terreni i FABIO-s.

LEXO EDHE:

Back to top button