Uiliams, 203 paraqitje radhazi për Bilbaon!

Futbollisti i Atletik Bilbaos, Inaki Uiliams, vendosi një rekord të ri në kampionatin e Spanjës, pasi që u reshtua në formacionin e parë të skuadrës baske në sfidën me Alavesin. Sulmuesi Uiliams, zhvilloi ndeshjen e 203-të radhazi për klubin e Atletik Bilbaos, që e bën një rekordmen të vërtetë në La Liga. Me këtë rast sulmuesi bask ka lënë pas Zhorge Laraganjën me 202 paraqitje radhazi, ndërsa pas tij janë edhe portierët Arkonada dhe Zubizareta me 188 dhe 184 paraqitje, ndërsa Top 5-shi, mbyllet me legjendën e Real Madridit, Alfredo Di Stefano me 171 paraqitje. Kujtojmë se Inaki Uiliams, nuk ka munguar në asnjë ndeshje të Atletik Bilbaos, nga viti 2016.

LEXO EDHE:

Back to top button