“Uimbëlldon 2024”: Të premtën hidhet shorti, Alkaraz mbron titullin

Shorti I “Uibëlldonit 2024” do të hidhet të premten më 28 qershor, në orën 11:00. Turneu në Britaninë e Madhe do të zhvillohet nga data 1 deri më 14 korrik. Një edicion i ri i atij që në të gjitha aspektet është një nga turnet më prestigjioz dhe më ikonë në botë.

Dy javë “zjarr”, me të gjithë kampionët në qarkullim gati për t’u përballur me njëri-tjetrin për të fituar trofeun e lakmuar.

Janik Sinner hyn në event si numri 1 i botës dhe së fundmi fitues në ATP 500 në Halle. Kampioni nga Tirolit të Jugut kërkon Slam-in e dytë të karrierës së tij pas fitores së “Australian Open”, ndërsa spanjolli Karlos Alkaraz do të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.

Mbetet për t’u parë nëse në këtë kompeticion do të jetë edhe serbi Novak Djokovic apo do të duhet të qëndrojë jashtë për shkak të problemeve fizike.

Ndër pretendentët e tjerë janë edhe gjermani Aleksander Zverev dhe polaku Hubert Hurkaç, ndërsa Mateo Beretini ëndërron të ringjallet pas finales së arritur tre vjet më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button