Ujdia mes Ukrainës dhe Rusisë për korridorin humanitarë vlen vetëm për 4 orë brenda ditës

Gazetar: Adrian Kerimi

Epilogu nga raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, korridori humanitar. Por çfarë nënkupton kjo? Negociatori i palës ukrainase, Mykhailo Podolyak njëherësh këshilltar i presidentit Zelensky tha se ky korridor nënkupton evakuimin e civilëve, ndihmat ushqimore dhe mjekësore, shkruan Alsat.

“Dyja palët arritën një marrëveshje për korridor humanitarë dhe evakuimin e civilëve, furnizimin me ilaçe dhe ushqim në vendet më të ekspozuara ndaj luftimeve, derisa kjo gjë është e mundur. Unë potencova mundësinë e armëpushimit, mundësisht gjatë periudhës sa bëhet evakuimi i civilëve”, tha Mykhailo Podolyak, Këshilltarë i presidentit ukrainas.

Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy në një konferencë për media ka shprehur skepticizmin e tij ndaj kësaj marrëveshje. Ai tha se gjatë ditës do të shohim nëse Rusia do të respekton një ujdi të tillë.

“Jemi pajtuar për një korridor humanitarë, por të shohim nëse një gjë të tillë do të respektohet nga pala ruse”, deklaroi Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Kryesuesi i grupit negociues të Rusisë, Vlladimir Medinsky tha se Rusia do ta respektojë një gjë të tillë, duke shtuar gjatë kohës kur evakuohen civilët, palët do të respektojnë armëpushimin.

“Çështja kryesore për të cilën biseduam sot ishte ruajtja e jetëve të njerëzve të cilët gjenden në zonat e përleshjeve ushtarake. Dyja ministritë e mbrojtjes u pajtuan për të respektuar korridoret humanitare dhe të zbatohet armëpushimi i mundshëm derisa ndodhë evakuimi i civilëve në këto korridore”, us hpreh Vladimir Medinsky, Kryesues i grupit negociues të Rusisë.

Ujdia e parë Ukrainë-Rusi obligon palët ta zbatojnë periudhën e evakuimin nga zonat luftarake të paktën 4 orë në ditë. Nuk është potencuar sa ditë do të vlen kjo marrëveshje, por komentuesit e zhvillimeve thonë se një gjë e tillë nga ana e Rusisë nuk nënkupton veprim human, por përkundrazi mundësi për përshkallëzimin e agresionit në zonat të cilët pretendon ti marr nën kontroll. Ditëve në vijim pritet takim i ri i grupeve negociuese, ndërsa presidenti ukrainas i bëri thirrje homologut të tij rus, Putin që të ulen dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet, por me kushtin që tavolina në të cilën do të hapet tema e luftës të mos i ndaj ata në 30 metra distancë. Madje Zelensky i kërkoi Putinit që të mos ketë frikë t’i ofrohet për shkak se nuk kafshon njerëz./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button