Ukraina: Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të liruar britanikët e dënuar nga Rusia

Ukraina: Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të liruar britanikët e dënuar nga Rusia

Ukraina “po merr të gjitha masat e nevojshme” për të liruar  tre shtetasit e huaj që u dënuan me vdekje nga autoritetet në Donbas, tha sot një ligjvënës në komisionin parlamentar të sigurisë dhe mbrojtjes të Ukrainës, shkruan skynews.

Britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner u kapën në Mariupol në prill gjatë një lufte intensive për kontrollin e qytetit port. Të dy u shpallën fajtorë për “veprimtari mercenare dhe kryerjen e veprimeve që synonin marrjen e pushtetit dhe përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës Popullore të Donetskut” dhe u dënuan me vdekje këtë javë.

Një tjetër burrë, shtetasi maroken Saaudun Brahim, u dënua së bashku me Aslin dhe  Pinner. Sot, ligjvënësi Fedir Venislavskyi tha në televizionin kombëtar: “Si ministria e mbrojtjes dhe drejtoria kryesore e inteligjencës, e cila merret me shkëmbimin e të burgosurve, po marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që këta shtetas të shteteve të huaja të shpëtohen”.

Ai nuk dha detaje të tjera. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se ajo besonte se autoritetet separatiste në fund të fundit do të vepronin në mënyrë racionale.

Rikujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Boris Johnson urdhëroi ministrat e tij të bëjnë “çdo gjë në fuqinë e tyre” për të siguruar lirimin e dy britanikëve.

LEXO EDHE:

Back to top button