Ukraina filloi kursimin e energjisë elektrike

Ukraina filloi kursimin e energjisë elektrike

Ukraina filloi kufizimin e energjisë në të gjithë vendin duke filluar nga ora 7 e mëngjesit të sotëm në përgjigje të sulmeve të Rusisë kundër infrastrukturës së saj energjetike. Kompania kombëtare e energjisë ukrainase u ka kërkuar qytetarëve që të karikojnë gjithçka deri mëngjesin e së enjtes për shkak të ndërprerjeve të pritshme të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet me raketa apo dronë rusë. Impiantet e energjisë u goditën përsëri nga raketat këtë javë, si pjesë e një vale sulmesh të ngjashme tashmë që prej 10 tetorit. Ukrenergo u bëri thirrje qytetarëve që të furnizohen me ujë dhe të sigurohen që të kenë rroba të trasha dhe u bëri thirrje që të karikojnë telefonat dhe gjithçka tjetër me bateri. Ditë më parë presidenti Volodimir Zelenski tha se 30% e termocentraleve ukrainase ishin shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button