Ukraina ka çliruar më shumë vendbanime në rajonin jugor të Khersonit
Ukraina ka çliruar më shumë vendbanime në rajonin jugor të Khersonit

Ukraina thotë se forcat e saj kanë vazhduar të përparojnë në rajonin jugor të Khersonit, duke çliruar pesë fshatra të tjerë me një shtytje të ngadaltë në jugperëndim.
Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës së rajonit Kherson, tha të mërkurën se “Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan pesë vendbanime të tjera në rajonin Kherson: Novovasylivka, Novohryhorivka, Nova Kamynka, Tryfonivka, Chervone”.
Pesë fshatrat janë relativisht afër njëri-tjetrit në një pjesë kryesisht rurale të rajonit, raporton cnn.