Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë
Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë

Ushtria ukrainase ka nisur ofensivë të re në rajonin rus Kursk. Ofensiva e papritur është bërë e ditur nga Andriy Kovalenko, udhëheqës i Qendrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës kundër Dezinformimit, përmes një postimi në X. Ai ka thënë se forcat ruse në Kursk janë “sulmuar në disa drejtime, në mënyrë të befasishme”.
Edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur sulmin në mënyrë indirekte në Telegram.
“Rajoni Kursk, lajme të mira, Rusia po fiton atë që e meriton”, ka thënë ai. Ofensiva është raportuar të jetë nisur nga qendra Sudzha, e cila ka qenë nën kontrollin ukrainas prej gushtit të vitit 2024, dhe ka vazhduar në drejtim të Bolshoje Soldatskojes, rreth 70 kilometra larg qytetit Kursk. Ushtria ukrainase nuk i ka komentuar ende raportimet për sulme, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se “rreth orës 9:00, forcat e armatosura ukrainase kanë nisur kundërsulm për të bllokuar avancimin e trupave ruse në drejtim të Kurskut”.
Pothuajse gjysma e tokës së kapur nga ukrainasit është rikthyer prapë nën kontrollin rus, mirëpo Kievi e ka nën kontroll Sudazhn, dhe rreth 500 kilometra katrorë të territorit rus.
Në ditët e fundit në Telegram ka pasur raportime për ofensive të re të Ukrainës, teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri te inaugurimi i Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara. Përgjatë fushatës zgjedhore, ai është zotuar se në rast të fitores do t’i japë fund luftës së Moskës në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.
Franca do të pajisë ushtrinë e Ukrainës me bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ushtarake të Kieivit. Mirazhi i parë francez 2000 do të hyjë në shërbim me Forcat Ajrore të Ukrainës deri më 20 janar. Në fillim do të jenë tre bombardues, të cilët më pas do të pasohen nga shtatë të tjerë. Përveç armatimeve, Ukraina kërkon që Perëndimi të forcojë sanksionet kundër Moskës./ Alsat.mk