Ukraina me përmbysje mund Maqedoninë 3-2 në Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll në mënyrë më të mirë të mundshme kaloi 45 minutat e para të përballjes me Ukrainën e favorizuar në stadiumin “Todor Proeski”, duke avancuar me 2-0, falë golit të shënuara nga Enis Bardhi dhe Elif Elmas. Mesfushori shqiptarë së bashku me Ezgjan Alioskin ishin nismëtar të aksionit, pas së cilës mbrojtësit ukrainas luajtën me dorë, ndërsa arbitri kryesor pas konsultimit me sistemin “VAR” , tregoi në pikën e bardhë. I sigurtë ishte Bardhi, duke dërguar portierin në njërën, ndërsa topin në anën tjetër. Loja brilliante vazhdoi edhe më tej, kur Maqedonia nuk u tërhoq pas avantazhit, por kërkoi edhe golin e dytin. Në një aksion të shpejtë para zonës kundërshtare, Elif Elas dërgoi një projektil të fortë jashtë zonës së rrezikut duke dërguar topin në këndin e pambrojtur të portierit Turbin për 2-0.

Në pjesën e dytë, Maqedonia e kënaqur me rezultatin filloi të kontrollojë pronësimin e topit, por jo edhe të sulmojë si edhe në pjesën e parë. Këtë gjë mjaft mirë e shfrytëzoi Ukraina, e cila në aksionin e parë më konkretë, arriti që të shënojë gol. Pas rivënies nga këndi, Zabarnyi shënon me kokë në minutën e 61-të për 2-1. Vetëm 5 minuta më vonë, rikthim i plotë i Ukrainës, falë golit të shënuar nga Konplia, i cili erdhi në pjesën e dytë për të barazuar shifrat në 2-2.

Në minutën e 76-të, ndërhyrje e dytë e ashpër e Visar Musliut, pas së cilës u ndëshkua me karton të dytë të verdhë, duke lënë Maqedoninë me një lojtarë më pak në vijën e fundit të mbrojtjes. Dhe kur Maqedonia shpresonte se do të mer një pikë nga kjo përballje, erdhi goditja e tretë nga Ukraina. Krosimin në zonë e shfrytëzon Tsiganov dhe mposhti për herë të tretë Dimitrievskin për përmbysje të rezultatit dhe fitores 3-2.

Me këtë disfatë, Maqedonia mbetet në 3 pikët e arkëtuara ndaj Maltës, ndërsa Ukraina regjistron 3 pikët e parë nga eliminatore për Kampionatin Evropian 2024 , duke u barazuar me Maqedoninë dhe Italinë që kanë nga 3 pikë. Ndërkohë në vendin e parë të Grupit “C” qëndron Anglia, e cila mundi Maltën në transfertë me 4-0. Pikërisht Anglia do të jetë përball Maqedonisë në stadiumin “Old Traford” në Mançester më 19 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button