Ukraina në kërkim të BE-së, çfarë pritet të ndodhë në samitin e Kievit

Ukraina në kërkim të BE-së, çfarë pritet të ndodhë në samitin e Kievit

Ukraina po kërkon një anëtarësim të shpejtë në BE, si mundësi për t’u ndjerë më e sigurt nga agresioni rus. Për këtë arsye në Kiev po zhvillohet një samit i posaçëm. Edhe pse pala ukrainase është e vetëdijshme se procesi mund të kërkojë vite, ajo shpreson që të mos duhen dekada.

“Me një sinjal të paprecedent solidariteti dhe mbështetjeje, delegacioni i BE-së ka ardhur në Kiev për samitin BE-Ukrainë. Mes shumë çështjeve në agjendë është aksesi i Ukrainës në BE. Brukseli pritet të inkurajojë Kievin për vijimin e reformave. Ndërsa Kievi nga ana e tij kërkon më shumë qartësi dhe detaje se kur do të hapen dyert, duke qenë se Ukraina po implementon reformat dhe njëkohësisht po mbrohet nga Rusia prej më shumë se një viti. Samiti shërben për kontrollin e pritshmërive nga të dyja palët”, tha Vakulina në Euronews.

Ky është takimi i parë i liderëve që kur Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidat, thotë zëvendës kryeministrja ukrainase për Integrimin, Olha Stefanishyna. Ajo thotë se pjesa dërrmuese e bisedimeve do të fokusohet tek anëtarësimi në BE.

“Situata është shumë e komplikuar. Anëtarësimi në BE është një kombinim i përmbushjes së detyrimeve nga një vend dhe vullnetit politik të lidlerëve ëpr të marrë këtë vendim. Ndaj është një proces i shumëanshëm. Kontributi madhor që Ukraina mund të bëjë është të garantojë se ne jemi të përgatitur për këtë shans që na jepet. Prandaj mbrojmë hapjen e bisedimeve brenda këtij viti”, tha Stefanishyna.

Kryeministri ukrainas ka vendosur një afat 2-vjeçar për të siguruar anëtarësimin në BE. Por kjo nuk varet vetëm nga Ukraina.

“Ne e kuptojmë që brenda BE-së ka dallime kur bëhet fjalë për shpejtësinë e anëtarësimit tonë. Dhe ne jemi në mes të këtyre negociatave. Nëse është realiste që ne të mund të bashkohemi me BE-në brenda dy vitesh, unë nuk dua të jem gjykatësi që jep këtë verdikt. Por kur shohim historinë e Unionit, procesi i negociatave mund të kërkojë vite”, tha Rodnyansky.

Sidoqoftë, Kievi shpreson që procesi të mos zgjasë me dekada.

LEXO EDHE:

Back to top button