Ukraina nis dërgimin e ndihmave ushqimore në Siri
Ukraina nis dërgimin e ndihmave ushqimore në Siri

“Mielli i grurit është planifikuar të shpërndahet në 33,250 familje ose 167,000 njerëz, në javët e ardhshme”, tha Zelensky duke shtuar se çdo paketë peshon 15 kilogramë dhe mund të ushqejë një familje me pesë anëtarë për një muaj.
Bëhet e ditur se pas rrëzimit të Bashar al-Assad, një aleat i ngushtë rus, Ukraina ka deklaruar se dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me Sirinë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Kievi tradicionalisht eksporton grurë dhe misër në vendet e Lindjes së Mesme, por jo në Siri.
Raportohet se gjatë epokës së Assadit, Siria importonte ushqime nga Rusia.
Por tani furnizimet ruse të grurit në Siri janë pezulluar për shkak të pasigurisë.
Ndryshe, eksportet e Ukrainës u ndërprenë nga agresioni rus në shkurt 2022, i cili reduktoi rëndë dërgesat përmes Detit të Zi.
Ukraina që atëherë ka thyer një bllokadë de facto detare dhe ka ringjallur eksportet nga porti i saj jugor i Odesës.