Ukraina nis përgatitjet për samitin e paqes në Arabinë Saudite
Përafërsisht 10,749 civilë janë vrarë dhe 15,599 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt të vitit të kaluar.
Sipas autoriteteve ukrainase në shifrën totale të të vdekurve përfshihen 499 fëmijë.
Yuriy Belousov, kreu i Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine tha se pasi të çlirohen territoret e pushtuara, numri i të vrarëve pritet të rritet.
“Unë mendoj se do të ketë dhjetëra mijëra të vdekur vetëm në Mariupol“, tha Belousov.
Më 7 korrik, OKB-ja raportoi se kishte konfirmuar vdekjen e “më shumë se 9,000 civilëve, duke përfshirë mbi 500 fëmijë”, por numri real pritet të jetë më i lartë.








