Ukraina-Rusia, marrëveshje për grurin

Ukraina-Rusia, marrëveshje për grurin

Ukraina dhe Rusia arrijnë një marrëveshje të rëndësishme për mbarë botën për rikthimin e eksporteve të grurit përmes Detit të Zi. Këtë e konfirmoi Turqia, që ka udhëhequr prej muajsh negociatat e vështira mes palëve. Marrëveshja mes Kievit, Moskës, Ankarasë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres nënshkruhet në Stamboll. Mungesa botërore e grurit ukrainas që nga lufta e nisur nga Rusia më 24 shkurt, ka lënë miliona njerëz në rrezik urie. Përshkallëzimi i konfliktit bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin, kështu që marrëveshja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës është vendimtare. Rreth 20 milionë tonë drithë kanë ngecur vetëm në  Odesa. Diplomatët sqarojnë se në plan përfshihet që Ukraina do të udhëheqë anijet e grurit si në hyrje, ashtu edhe në dalje, përmes ujerave të porteve të minuara. Rusia pranon një armëpushim ndërsa dërgesat do të lëvizin, Turqia angazhohet si vëzhgues bashkë me Kombet e Bashkuara për të inspektuar anijet duke adresuar dyshimet e Moskës për trafik armësh./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button