Ukraina shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Gazetar: Isuf Kadriu
Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e saj, përveç rajoneve Donetsk dhe Luhansk ku gjendja emergjente është e vendosur nga viti 2014. Në këto dy zona kanë vazhduar luftimet mes seperatistëve dhe forcave qeveritare ndërsa raportohet për përdorimin edhe të artilerisë së rëndë, shkruan Alsat.
Forcat ruse ndërkohë janë në gjendje gaditshmërie por edhe nuk kanë marrë një urdhër për të hyre në këto territore që njihet si republika të pavarura nga Moska.
Në përpjekje për të rritur gatishmërinë luftarake, Ukraina thërret rezervistët ushtarakë të moshës 18-60 vjeç për një vit shërbimi. Kievi gjithashtu i ka bërë thirrrje shtetasve të saj që sa më parë të largohen nga Rusia.
Veprimet e Rusisë vazhdojnë të dënohen nga perendimi. Të mërkurën hyjnë në fuqi sanskionet e BE-së ndaj Moskës. Brukseli zgjodhi të mos e sanksionojë vetë Putinin, por në vend të kësaj, të fusë në listën e zezë të gjithë anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit rus që votuan në favor të njohjes së rajoneve të shkëputura, duke ngrirë çdo pasuri që ata kanë në BE dhe duke i ndaluar ata të udhëtojnë në bllok.
Britania e Madhe kërkon të rishqyrtohet licenca për televizionin shtetëror rus ndërkohë rregullatori për transmetim në Gjermani, ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT.
Qeveritë perëndimore tani për tani po preferojnë të mbajnë në rezervë paketat shumë më të mëdha të sanksioneve që kanë planifikuar nëse kriza përshkallëzohet.
Qeveria amerikane ka njoftuar sanksione kundër dy bankave të mëdha ruse, kundër tregtimit të obligacioneve të qeverisë ruse dhe kundër mbështetësve të Putinit dhe familjes së tij. Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për sanksione edhe më të ashpra nëse Rusia vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.
Krtikave iu bashku edhe lideri opozitar rus Alexei Navalvy, i cili e ka cilësuar Putinin, një njeri të çmendur, i cili po rrezikon jetën e mijëra qytetarëve. Sipas tij, Putini dhe partia e tij, janë armiqtë kryesor të Rusisë e jo Ukraina dhe Perendimi. /Alsat.mk