Ukraina thotë se Rusia po përpiqet të nisë një ofensivë të re

Rusia duket se ka nisur ofensive të re në lindje të Ukrainës, ka thënë një zyrtar ukrainas.
“Këtë mëngjes, përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit të rajoneve Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv, pushtuesit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen tonë”, tha sekretari i Këshillit të Sigurimit, Oleksiy Danilov, në komentet televizive, ka shkruar Sky News.
“Ata filluan përpjekjen e tyre për të nisur fazën aktive këtë mëngjes”, shtoi ai.
Rusia ka rifokusuar forcat e saj rreth lindjes javët e fundit pasi u tërhoq nga zona përreth kryeqytetit, Kiev, pas rezistencës së ashpër.
Ukraina po përgatitet për një sulm të ashpër në një rajon ku ajo ka qenë duke luftuar forcat separatiste ruse për disa vite.