Ukrainasit neutralizojnë dy njësi të ushtrisë ruse në Kharkiv

Ukrainasit neutralizojnë dy njësi të ushtrisë ruse në Kharkiv,

Forcat ukrainase kanë arritur të “neutralizojnë” dy grupe të ushtrisë ruse në rajonin e Kharkivit, e këtë e kanë dokumentuar me një video.

Në pamjet e filmuara nga ajri, shfaqen veturat e ushtrisë ruse duke lëvizur nëpër një lagje të banuar, dhe në një moment goditen nga predhat, transmeton Telegrafi.

Akoma nuk është bërë i ditur lokacioni i saktë i këtij aksioni për shkaqe sigurie, por në një moment në videon e publikuar më poshtë, shihen ushtarët ukrainas duke u futur brenda një shtëpi ku ishin fshehur rusët.

Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve është duke vazhduar, në veçanti në jug dhe lindje të vendit ku shumë territore janë nën kontrollin e rusëve.

E deri më tani kjo kundërofensivë ka dhënë frytet e saj – duke i detyruar ushtarët rusë të tërhiqen nga shumë rajone nga frika se mund të rrethohen nga të gjitha anët.

Madje këtë e ka pranuar edhe vet presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se ushtarët janë tërhequr pasi ishin rrethuar nga ushtarët ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button