Ukrainasit rrëzojnë edhe një aeroplan ushtarak rus

Ukrainasit rrëzojnë edhe një aeroplan ushtarak rus

Ushtria ukrainase është duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese ruse, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Madje është raportuar se brenda një dite, Kremlini humbi mbi 40 mjete të blinduara në luftën e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

E kjo ka bërë që të kërkojë rezerva të tyre nga depot bjelloruse, nga të cilat janë parë tanke dhe autoblinda duke u nxjerrë dhe lëvizur në drejtim të Ukrainës.

Rasti më i fundit që dokumenton humbjet ruse është filmuar në qytetin ukrainas Bakhmut, ku forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë një aeroplan luftarak.

Aty shihet momenti kur një predhë e godet aeroplanin e Moskës, dhe pas disa qindra metrave përplaset në tokë – duke bërë që të shpërthej fluturakja.

Fillimisht aeroplani përshihet në ajër nga zjarri kur goditet me predhë, dhe më pas përfundon në një zonë të gjelbëruar duke shpërthyer.

LEXO EDHE:

Back to top button