Ukrainasit s’dorëzohen: Po luftohet për çdo shtëpi, po vdesin me qindra në ditë në Donbas

Ukrainasit s’dorëzohen: Po luftohet për çdo shtëpi, po vdesin me qindra në ditë në Donbas

Në lindje të Ukrainës që prej se Rusia ka përforcuar vijën e frontit, çdo ditë rreth 1 mijë ushtarë ukrainas bien në betejë me forcat ruse ka deklaruar një zyrtar ukrainas. Ai ka shtuar se ukrainasit nuk dorëzohen dhe ka vullnet për iu duhet armatim.

Portali amerikan Axios ka shkruar se një zyrtar ukrainas i paemëruar iu ka thënë se në vijën e parë të frontit rreth 1 mijë ushtarë ukrainas vdesin në ditë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksiy kishte thënë me 1 qershor se çdo ditë vdesin deri më 100 ushtarë ukrainas vetëm në Donbas.

Dy javë më vonë, bashkëpunëtori i tij i ngushtë, David Arakhamia që ka udhëhequr delegacionin ukrainas në bisedime me Rusinë kishte pranuar se numri i të rënëve ishte rritur konsiderueshëm gjatë javëve të fundit.

“Ukraina deri tani ka rekrutuar rreth 1 milion të shtetasve të vet dhe ka kapacitet të rekrutojë edhe dy milionë të tjerë” kishte thënë Arakhmia.

Gjenerali amerikan Mark Milley nuk kishte dashur të zbulojë vlerësimin e tyre rreth sa ushtarë në ditë po humb Ukraina, duke shpjeguar se kjo është vështirë të vlerësohet, derisa raportet në media kishin përmendur rreth 100 të vrarë dhe 300 të plagosur, që ishte edhe në përputhshmëri me vlerësimin e tyre.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të SHBA’së, Mark Milley, poashtu tha se edhe Rusia ka pësuar humbje të mëdha se Ukraina po lufton e po mbahet.

LEXO EDHE:

Back to top button