Ukrainasit, shqetësime për familjarët

Gazetar: Adnan Qaili 

Është njëri nga 500 shtetasit ukrainas, të cilët qëndrojnë prej vitesh në vendin tonë. Olegsandar Urbanoeviq, thotë se këtu në Shkup është vetëm me trup, pasi me mendje e me zemër është në Ukrainë. Në qytetin e Dnipros ai ka familjen dhe është i shqetësuar për sigurinë e tyre, shkruan Alsat.

Olegsandar thotë se ata nuk e kanë ndërmend të braktisë vendlindjen. Ai në vendin tonë qëndron dhe jeton që nga viti 2014, dhe thotë se që këtu do të përpiqet të ndihmojë vendin e tij në të gjitha format e mundshme.

“Po ne komunikojmë me familjen në Ukrainë të cilët janë të shqetësuar nga bombardimet e padrejta të civilëve në ndërtesa ku jetojnë të qetë. Të gjithë ndjehen shumë të rrezikuar, por edhe duan ta mbrojnë vendin për t’iu kundërvënë Rusisë, sepse ende nuk e dimë për çfarë jemi sulmuar?”, tha Olegsandar Urbanoeviq, Shtetas Ukrainas në Shkup

 Sipas tij Ukraina tregoi guxim që u mbrojt kaq shumë nga fuqia e ushtrisë ruse duke shtuar se rusët nuk e arritën qëllimin që kishin fillimisht. AI tha se çdo person i aftë për luftë atje është në gjendje të mobilizohet, ashtu edhe familja e tij.

 “Çdo ditë komunikojmë nga 5-6 herë iu bëj zile çdo herë që mundem në dy tri orë për ti pyetur se si janë dhe se në çdo moment mund të mos jenë mirë, duke eskaluar situata për disa minuta. Kam dhe shokët, familjen e gruas sime, babanë nënën, gjyshen e gjyshin, dajën tim, të gjithë janë atje. Momentalisht ata planifikojnë që ta mbrojnë Ukrainën”, Shtetas Ukrainas në Shkup

 Kreu i Shoqatës së ukrainasve të Maqedonisë Olegsandar Urbanoeviq, tha se frika për të jetuar në Ukrainë ka qenë e pashmangshme që nga viti 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas Krimesë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button