Ukrainë/ Vazhdojnë luftimet në provincën Kherson

Ukrainë/ Vazhdojnë luftimet në provincën Kherson

Janë raportuar luftime të ashpra, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë ofensivën e tyre kundër Rusisë në provincën Kherson, në perëndim të lumit Dnieper.

“Forcat ruse po përdorin armë të rënda përgjatë lumit Inhulets, një degë e Dnieper. Linjat e furnizimit të forcave ruse në perëndim të lumit janë gjithnjë e më të rrezikuara ”, theksohet në një deklaratë inteligjencës britanike.

Sulmet kanë shkaktuar dëme të shumta në urën Antonievski.

Ndërkohë, rreth 1000 ushtarë rusë janë rrethuar nga forcat ukrainase në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, sipas një këshilltari të presidentit ukrainas.

Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në rajonin Kherson, pjesa më e madhe e së cilës është nën kontrollin e Moskës pas pushtimit rus që filloi më 24 shkurt.

Kherson është përballuar me protesta të përsëritura anti-ruse gjatë muajve të fundit, duke përfshirë sulme ndaj zyrtarëve të administratës së emëruar nga Moska.

 

LEXO EDHE:

Back to top button