Ukrainë, viktima nga sulmi rus në një ndërtesë banimi

Ukrainë, viktima nga sulmi rus në një ndërtesë banimi

Të paktën 6 persona u vranë pas një sulmi rus në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Mikolajiv, pranë vijës së frontit. Sulmi ndodhi pasi Rusia tha se po i tërhiqte trupat nga qyteti i afërt i Hersonit. Guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, tha se numri ishte rritur pas sulmit të fundit fatal në qytetin që është goditur prej muajsh nga forcat ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi ishte një “përgjigje cinike ndaj sukseseve tona në front”. Imazhet treguan një vrimë të hapur në një ndërtesë banimi të stilit sovjetik me punonjës të urgjencës me helmeta të verdha në vend që pastronin rrënojat. Ndërkohë Ministria e mbrojtjes ruse thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Herson të Ukrainës. Ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin dërguar në bregun lindor. Ministria tha se nuk ka mbetur asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ndonjë ushtar në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin qytetin e Kherson. Zyrtarët ukrainas janë shfaqur të matur për tërheqjen e forcave ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button