Ulen çmimet e derivateve të naftës
Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,85 % në raport me vendimin e datës 08.04.2025
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) si dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2.00 den/litër.
Nga data 10.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 74,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 76,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shiten për 38,965 (denarë/kilogram).