Ulja e nivelit të Drinit të Zi, reagon Instituti hidrobiologjik
Drini i Zi në Strugë është në nivelin minimal. Termocentralet shtetërore thonë se rrjedhja e ujit nga liqeni në lumë është zvogëluar me kërkesë të komunës së Strugës nga data 15 e këtij muaji. Arsyeja zyrtare ishte se sistemi i ndriçimit pranë ose në shtratin e lumit, duhet të rregullohet.
Deri në këtë moment, nuk jemi informuar nga kërkuesi se punimet kanë përfunduar kurse ngritja e njëanshme e nivelit të ujit pa vërtetim dhe njoftim për të njëjtën, mund të çojë në rrezikimin e burimeve materiale dhe njerëzore në terren – njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, përgjatë shëtitores ndërsa niveli i lumit është ulur, dikush ndërton objekt të ri. Shtrati i zbrazur gjithashtu ul nivelin e ujërave nëntokësor. Kjo ua zvogëlon shpenzimet atyre që ndërtojnë, edhe pse nga kjo pëson bota e gjallë në Drin të Zi. Reagojnë nga Instituti hidrobiologjik.
Flas si shkencëtare, bota e gjallë pa dyshim ka pasoja të mëdha për shkak të atyre lëkundjeve të shkaktuara artificialisht. Më vjen shumë keq që Instituti hidrobiologjik nuk është i njohur me aktivitete të tilla që po ndërmerren, pavarësisht që jemi kompetent për të dhënë mendimet tona, madje edhe pëlqime për të kryer projekte dhe aktivitete të caktuara në gjithë zonën e liqenit të Ohrit – deklaroi Orhidea Taseska- drejtore e institutit hidrobiologjik, Ohër.
Alsat pyeti në komunën e Strugës se çfarë saktë po ndërtohet në lokacionin pranë lumit, por përgjigje nuk morëm. Sipas Ligjit për Ujërat, komunat janë përgjegjëse për mbrojtjen e ujërave në zonat urbane nga efektet e tjera të dëmshme.
Miki Trajkovski








