Ulutash: Komandant i ri i KFORI-t në Kosovë

Ulutash: Komandant i ri i KFORI-t në Kosovë

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash mori detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një kohë kur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë të larta pas sulmit të muajit të kaluar në veri të vendit.
Kjo është hera e parë që KFOR-i do të udhëhiqet nga një komandant turk.

Ulutash e mori detyrën nga komandanti i deritanishëm italian, gjatë një ceremonie në Prishtinë, duke u bërë komandanti i 28-të i misionit të NATO-s në Kosovë.

Ulutash që nga viti 2021 ka shërbyer si drejtor për strategji në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, ndërsa më parë kishte qenë komandant i përgjithshëm i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s në Turqi.

“Si komandanti i parë turk i KFOR-it e kuptoj përgjegjësinë që e kam marrë. Duke e parë gjendjen e ndjeshme në Kosovë, po e marr komandën me përkushtim për t’i bërë të gjitha përpjekjet dhe për ta përdorur gjithë përvojën për tu siguruar se ky unit i shquar do të shërbejë suksesshëm në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”, deklaroi Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it në Kosovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button